E enjte, 30 Maj, 2024

“Këqyre veten në pasqyre”- Flitej për fuqizim të grave, deputetet e AAK’së dhe VV’së e degradojnë debatin

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi dhe ajo e Lëvizjes Vetëvendosje, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, kanë pasur një përplasje në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Shkak i kësaj përplasje ka qenë diskutimi në Raportin e auditimit të Performances: “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nga zonat rurale përmes përfshirjes së tyre në tregun e punës”.

“Je e vogël të merresh me mua, meru me letra se po ngritësh në ndonjë pozitë”, iu drejtua Bytytqi Tishukajt.

“Nuk je kurrkushi”, i tha Tishukaj, Bytyqit të AAK-së.

“E ti kush je, mos ma përmend emrin”, u përgjigj Bytyqi.

“Këqyrë veten në pasqyre, nuk vuaj nga bullizimi juaj”, iu drejtua Tishukaj-Sadiku.

Pas këtij debati, deputetja e AAK-së, e lëshoi mbledhjen e Komisionit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer