E martë, 24 Dhjetor, 2024

Këto janë fshatrat dhe pjesët e tjera të Skënderajt të prekura nga vërshimet

Për shkak të situatës kaotike sot është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në komunën e Skënderajt, raporton portali rajoni.org.

Portali Rajoni sot ka raportuar veç e veç për gjendjen e rëndë të shumë fshatrave përfshirë qytetin, fshatin Kuqicë, Llaushë, Klinë etj.

Qyteti:

Nga pamjet që ka siguruar Rajoni shihet se uji është gati të mbulojë gjithçka. Vende-vende shihet se është duke kaluar 2-metërshin, dhe barkat duhet të bëhen të gatshme për t’u vënë në dispozicion.

Qendra Viva Fresh Store

Gjendje po aq e rëndë shihet të jetë edhe në deponitë e mallrave të Qendrës Tregtare Viva Fresh Store. Nga zërat dëgjohen edhe punëtorët e rrezikuar duke i thënë njëri-tjetrit “Mbahuni për dore, dalim bashkë”.

Fshatrat e tjera të prekur janë:

Fshati Tushilë

Banorët kanë dërguar video ku shihet se është bërë e pamundur qarkullimi në fshat. Pamje nga fshati:

Fshati Qubrel

Gjendje e njëjtë dhe katastrofike shihet edhe në fshatin Qubrel. Disa familje shihen të rrezikuara seriozisht nga përmasat e ujit që bëjnë presion.

Rajoni do t’ju mbajë të informuar rreth aktualitetit të ngjarjeve.

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer