E diel, 3 Nëntor, 2024

Kjo është gjendja e të riut që u ther me thikë sot në një shkollë të Drenasit

Shefi i repartit intensiv në QKUK, Shaqir Uka, ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore e të riut që u therur me thikë sot, në Drenas.

Uka i tha Gazetës Insajderi se viktima ka marrë lëndime serioze në qafë por gjendja e tij e është stabile.

“Është një djalë i ri i cili është sjelle rreth orës 16:00 për trajtim dhe monitorim në klinikën Intensive. Ai ka pësuar një lëndim serioz me thikë në qafë në regjionin e djathtë. Gjendja e tij për momentin është stabile dhe vazhdon të marrë të gjithë tretmanin mjekësor”, tha Uka.

Për këtë rast, Policia ka njoftuar se janë arrestuar dy persona, ndërsa i treti është në arrati.

“Sot rreth orës 08:00, është pranuar informata se në afërsi të shkollës së mesme në fshatin Poklek të komunës së Drenasit ka ndodhur një rrahje mes nxënësish. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operativo-policore ka identifikuar tre të dyshuar, dy nga të cilët janë arrestuar ndërkaq i treti është ende në arrati. Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze në drejtim të veprave penale” Vrasje në tentativë” si dhe” Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, në përputhje me aktvendimin e nxjerrë nga prokurori i shtetit të dyshuarit; – L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe – L. Q, mashkull, i mitur,16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në mbajtje prej 24 orësh për tu proceduar më tej, përderisa viktimave u është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer