E shtunë, 27 Prill, 2024

Kjo është gruaja e arrestuar për falsifikim të parasë, zbulohet se si u kap me rreth 5 mijë euro

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një aksion të Njësitit Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, që u zhvillua sot dhe rezultoi me sekuestrimin e rreth mijë eurove dhe arrestimin e  një gruaje që dyshohej se ka tentuar të bëjë shpërndarjen e parave false. E dyshuara është kapur pasi u denoncimit nga një qytetar dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor,

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije së bëhet fjalë për Nazife Bekteshin, (36-vjeçare) e cila pas ndalimit nga ana e Policisë, i janë gjetur në çantë 4 mijë e 700 euro, të gjitha në kartëmonedha prej 100 eurosh.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, e dyshuara u zbulua pasi dyshohet se në një market në Prishtinë kishte tentuar ta lë një zarf me para, me arsyetimin se do të shkojë një i afërm i saj t’i marrë. Posa pronari i ka pranuar paratë, ka dyshuar se të njëjtat mund të jenë false dhe e ka raportuar rastin.

03 3

Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar, ku përveç parave, i është gjetur edhe një elektroshok, që po ashtu është sekuestruar.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje dhe ndaj saj të iniciohen rastet për ‘Falsifikim të parasë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer