E diel, 21 Korrik, 2024

KOK fiton një tjetër çmim ndërkombëtar në Festivalin e Filmit Sportiv

Nga pesë filmat sportivë/dokumentarë të dërguar për çmime, Kosova është shpërblyer për storjen “𝐊𝐫𝐲𝐞𝐦𝐣𝐞𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢”, të realizuar nga KOK-u dhe që i dedikohet trajnerit me tri medalje të arta olimpike, Driton Kuka.

Çmimi i fituar është “𝐌𝐞𝐧𝐭𝐢𝐨𝐧𝐃’𝐇𝐨𝐧𝐧𝐞𝐮𝐫”, në kategorinë “Sporti dhe shoqëria – vlerat sportive, edukative dhe kulturore”.

Çmimi iu dorëzua zyrtarit për media në KOK, Kushtrim Krasniqi, nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Kinematografisë Sportive, Franco Ascani.

Është ky çmimi i tretë në katër vjet që fiton KOK-u pas: “Përtej Ëndrrës” nga “OM Production” dhe “Kosova e Artë”, i realizuar po ashtu nga KOK-u.

Për pesë ditë në Milano (7-11 nëntor 2023), u shfaqën mbi 140 filma të ndryshëm sportivë nga mbi 100 vende të botës, anëtare të FICTS, e në mesin e tyre, krahas “Kryemjeshtrit”, ishin edhe storjet dhe dokumentarët vendorë: “Një ikonë si Fadil Vokrri”, “Pa vend”, “Vrapuesi, i cili humbi një dorë synon Lojërat Paralimpike Paris 2024” dhe “Tregim inspirues i futbollistit nga Gjilani, Enis Xhemaili”.

Po ashtu, në konferenca të veçanta u prezantua edhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit Sportiv Prishtina 2023, i mbajtur në muajin tetor në kinemanë ABC në Prishtinë.

Ceremoninë e përshëndeti përmes një video-mesazhi edhe presidenti i IOC, Thomas Bach, ndërsa të pranishëm në ndarjen e çmimeve ishin edhe presidenti i Asociacionit të Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore (ASOIF), Francesko Ricci Bittii, presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Pentatlonit Modern, Pierre Zapelli, nënpresidentja e Komitetit Olimpik të Italisë, Claudia Giordani, si dhe personalitete tjera të sportit italian dhe regjisorë të shumtë të filmave të ndryshëm nga e mbarë bota.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer