Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në fshatin Polac të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur substancë të dyshuar narkotike dhe një thikë, shkruan rajoni.org.
Sipas raportit të Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 23 maj 2026 rreth orës 02:24. Tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar rreth 0.4 gram substancë e dyshuar të llojit kokainë, si dhe një armë e ftohtë (thikë).
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.