E enjte, 2 Janar, 2025

Komuna e Drenasit nënshkruan kontratën për blerjen e rrobave të punës për ‘zjarrfikësit’, kjo është vlera e tenderit

Komuna e Drenasit me 19 dhjetor ka nënshkruar kontratën për “Furnizimin dhe blerjen e rrobave të punës për punëtoret e njësisë profesionale të zjarrfikësve dhe shpëtimit – Drenas”, shkruan portali rajoni.org.

Kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik “Sankos” shpk me bazë në Kaçanik.

Vlera e kontratës së nënshkruar është 3,638€.

Por çka bleu Komuna e Drenasit me këtë kontratë?

Sipas paramasës dhe parallogarisë së tenderit, Komuna e Drenasit në këtë kontratë ka blere 17 xhaketa, 17 pantolla, 17 këpucë, 17 rrypë dhe 34 maica.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer