E shtunë, 27 Prill, 2024

Komuna e Drenasit nënshkruan tenderin për renovimin e banjove më të ‘flliqta në Kosovë’

Në nëntor të vitit të kaluar, Gazetari Burim Pacolli në një storie të tij dyshontë se kishte gjetur një lider të ri në Kosovë në garën për banjon më të flliqtë në Kosovë, ajo behej fjale për banjot që gjenden në stacionin e autobusave në Drenas, raporton rajoni.org.

Pesë muaj nga publikimi i kësaj storie, si duket komuna e Drenasit nuk ka qëndruar duar kryq dhe e njëjta ka ndërmarrë veprime konkrete.

Rajoni mëson së katër ditë me parë është nënshkruar kontrata mes Komunës së Drenasit dhe operatorit ekonomik “Izo – h shpk “për “rregullimin e toaleteve në stacionin e autubuseve” në vlerë prej 6,455.60 euro.

Sipas kontratës, zbulon portali rajoni.org, Data e perfundimit e të gjitha Puneve do të jetë: Sipas Planit dinamik dhe Planit të menaxhimit të kontratës të nënshkruar nga të dy palet.

 

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer