E martë, 23 Prill, 2024

Konfirmohet grabitja e armatosur në marketin QTA-së

Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në marketin QTA në Mitrovicë, njofton Ditori.

Ngjarja ka ndodhur në pikën e QTA që ndodhet në rrugën “Ferat Draga” rreth orës 21:00.

Rastin për Ditorin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 21:00, policia ka pranuar informatën se në një dyqan ( market) në rrugën ,,Ferat Draga” në Mitrovicë, ka ndodhur një grabitje. Bazuar në informata fillestare, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave nga marketi.Njësitet përkatëse policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar dhe mbledhjen e provave relevante në lidhje me këtë rast”, ka thënë Zahiti për Ditorin

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer