E mërkurë, 24 Prill, 2024

Krasniqi: Absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së, unë dhe familja ime ishim anëtarë të partisë

Në ditën e tretë të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Venkatesëari Alagendra, mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi e ka radhën për të bërë deklaratat hyrëse për rastin, raporton Gazeta Sinjali.

Pas saj, fjalën e ka marrë vetë Krasniqi, i cili ka filluar fjalimin me disa fakte rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka thënë se kjo është e domosdoshme për të dëshmuar pafajësinë e tij.

Ish-kryeparlamentari i Kosovës e ka konsideruar si absurde akuzën se ka qenë i përfshirë në përndjekjen ndaj anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Menjëherë pas kthimit në Kosovë u angazhova në strukturat e LDK-së në Drenas. Në atë kohë LDK angazhohej që të organizonte një sistem paralel të jetës funksionale politike në Kosovës.

Si kuadër i LDK-së në vitet në vijim kam udhëhequr Këshillin e Financave në Drenas dhe kam qenë edhe kryetar i Këshillit për Arsim dhe kryetar i degës, funksion që më mbante në kontakt me strukturat udhëheqëse.

Është absurde të akuzohem për persekutimin e anëtarëve të LDK-së ose si pjesë e një qëllimi të përbashkët për të sulmuar anëtarët e LDK-së. Unë vet isha pjesë e LDK-së. Familjarët, bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e mi ishin anëtarë të LDK-së. Vetëm në një mendje të çoroditur mund të ketë lindur ideja se unë mund të jem pjesë e persekutimit të familjarëve të mi, të bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve të mi”, ka thënë Krasniqi.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer