E shtunë, 27 Korrik, 2024

Krasniqi për rangimin e Kosovës në PISA: E dhembshme! E tmerrshme!

PISA ka publikuar edhe rezultatet e testimit për vitin 2022. Kosova ka dalë jashtëzakonisht keq, duke u renditur në pjesën e fundit të listës së shteteve, si për matematikë, shkencë e lexim.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar kësaj, ai tha se kjo është e dhemnshme.

“Kosova renditet, praktikisht, në fund të tabelës së 80 shteteve pjesëmarrëse. E dhembshme! E tmerrshme! Në secilën fushë ka rënie drastike të pikëve, krahasuar me vitin 2014 dhe vitin 2018, kur është mbajtur për herë të fundit testi PISA. Ne e kemi ditur, por tashmë edhe po dëshmohet, se qëllimi i kësaj Qeverie nuk ka qenë asnjëherë reforma arsimore e as përmirësimi i jetesës së qytetarëve tanë. Analfabetizimi qeveritar, fatkeqësisht, tashmë po shkatërron edhe shkollat tona!”, është shprehur lideri i PDK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer