Tuesday, March 4, 2025

Kryeshefi i Termokosit demanton raportimet se e kanë larguar nga LDK-ja

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani ka reaguar pas raportimeve se e kanë larguar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Osmani ka shkruar se nuk ka asnjë njoftim në lidhje me këto raportime.

Ai tha se në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e komunës, Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes janë duke punuar që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim.

“Nuk kam asnjë njoftim lidhur me disa lajme që po qarkullojnë nëpër portale. Unë jam Kryeshef Ekzekutiv i NP Termokos dhe në bashkëpunim të ngushtë me Kryetarin e komunës Përparim Rama dhe me aksionarët e ndërmarrjes po punojmë që Termokos të jetë afër qytetarëve për çdo nevojë dhe shërbim”, ka thënë Osmani.

Ai po ashtu tha se “partia, është organ ku aktivistët shërbejnë në baza vullnetare dhe natyrisht askush nuk mund ta përjashtoj askënd. Prandaj, këto lajme përveç që janë të pasakta janë edhe të pavërteta!”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer