E premte, 6 Dhjetor, 2024

Kryetar, 10 mijë vota dhe 10 asamblistë i le në lloq…

Pa dyshim që largimi i Bekim Jasharit nga skena politike në Skënderaj është shuarja e shpresës së vetme për banorët e Drenicës për një shoqëri të depolitizuar & klimë të relaksuar politike e ambient të mirëfillët plural. Këto fenomene, të cilat kjo trevë mjerisht akoma nuk e ka pasur rast t’i shijojë edhe pse lufta ka kaluar tash e mbi dy dekada.

Ky largim do të prodhojë pasoja afatgjate, shkruan portali Rajoni.org. Kjo, për faktin se vetëm ai ka mundur dhe ka pasur fuqinë, që ta stopojë PDK-në në degradimin e vlerave të demokracisë dhe ndaljen e kapjes së mëtejme të çdo poreve të jetesës. Edhe politizimin e institucioneve, siç ka filluar të ndodhë me të madhe menjëherë pas mandatit të tij.

Sido që të jetë të mirret me politikë ka të drejtë secili, por edhe të ndahet po, por ta lësh politikën në një kohë kur vendi ku ti jeton ka nevojë jetike për ty dhe t’i fitosh 10 mijë vota e më pas të tërhiqesh nuk është e hijshme (termi më i butë që mund të përdoret në këtë rast).

Nuk është e hijshme as t’i lësh në lloq ata 10 asamblistë dhe kryetarë të nëndegëve të PDK-së, të cilët përkundër pozitave të mira dhe privilegjeve që kishin në PDK e kërcënimeve dhe shantazheve t’u bashkuan dhe të qëndruan besnikë deri në fund.

“Familja Jashari nuk duhet të përzihet në politikë!”, dhe kjo ishte kauza dhe propaganda e kundërshtarëve tuaj politikë.

Pra, sipas tyre kjo familje emblematike, ku lindën rrezet e lirisë duhet veç të sakrifikojë për liri, e që këtë liri pastaj ata ta nëpërkëmbin. Vërtet diçka shumë e ultë prej tyre…/rajoni.org/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer