SHIJA E REDAKTORIT

Kryetari i komunës e filloi javën me Bismilah 

Bismilahin për këtë javë kryetari i komunës së Skënderajt, Fadil Nura e ka nisur me vizitën në lagjen “Xani” te Polaci, përkatësisht tek ish-imami i Bashkësisë Islame në Skënderaj dhe atdhetari e kontributdhënësi  i UÇK-ës, Mulla Jetullah Xani.

Nura u nda i nderuar nga mikpritja në odën që gjithmonë ka qenë derëhapur e Mulla Jetullah Xanit, shkruan portali rajoni.org.

Imam ky, i respektuar, atdhetar i shquar, kontributdhënës në luftën tonë çlirimtare, njeri i dashur e burrë i fjalës, që gjithmonë është në shërbim të atdheut e të qytetarëve.

Postimi i plotë i Fadil Nurës:

“Javë të mbarë! 🙂

I nderuar nga mikpritja në odën që gjithmonë ka qenë derëhapur e Mulla Jetullah Xanit, imam i respektuar, atdhetar i shquar, kontribuues në luftën tonë çlirimtare, njeri i dashur e burrë i fjalës që gjithmonë është në shërbim të atdheut e qytetarëve.

#njerëztërespektueshëm 🤝”

//BODY PART STICKY - Implement into the footer
✖