Wednesday, June 3, 2026

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut Radojeviq i mbuloi tabelat, policia hoqi pëlhurën

Pasi autoritetet e Kosovës vendosën tabela me emrat e rinj të rrugëve në Mitrovicën e Veriut, kryetari i komunës, Millan Radojeviq, i mbuloi tabelat me një pëlhurë të bardhë, duke deklaruar se vendimi për emërtimin e rrugëve është i paligjshëm.

Menjëherë më pas në vendngjarje mbërritën pjesëtarë të Policisë së Kosovës, nga të cilët njëri e hoqi pëlhurën.

Ndryshimi i emrave të mëparshëm të rrugëve në Mitrovicë ishte miratuar më herët nga udhëheqja e komunës, në krye me kryetarin shqiptar Erden Atiq.

Këtë vendim më pas e shfuqizoi në janar të këtij viti udhëheqja e re, në krye me Millan Radojeviq nga Lista Serbe./Paparaci

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer