E premte, 6 Dhjetor, 2024

Kujt t’i besojmë? Zyres së Fadil Nurës apo dokumenteve?!

Komuna Skënderajt në tentativë për ta dëmtuar Hysni Mehanin, këshilltar komunal i shpallur më aktivi në vitet e fundit ka publikuar rezultatin e një testi për një konkurs në mësimdhënie. Është hera e parë që ndodh diçka e këtillë: rezultatet e një testi të publikohen ashtu siç ka bërë komuna ndaj Mehanit. Që hatërmbetja e komunarëve me Mehanin është e madhe, vërehet edhe kur zyrtarë që punojnë në Zyrën e Informimit në komunë nuk u mjaftojnë vetëm mundësitë që ua ofron komuna për publikime, shkruan portali rajoni.org.

Portali Rajoni ka parë dosjen që Mehani e ka dorëzuar në Inspektorat të Arsimit. Aty vërehet që Mehani ka nota shumë të mira në Master: 9.0 notën mesatare ndërsa 10 në temë diplome. Studime këto të kryera në Universitetin Publik të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përveç kësaj, në ankesën që ka dorëzuar Mehani në Inspektorat të Arsimit, ai tregon se nuk i është lejuar ta shoh testin edhe përkundër tri ankesave.

I kontaktuar nga portali ynë, Mehani thotë se arsyeja pse nuk i është lejuar ta shoh testin është sepse zyrtarët komunalë kanë ndërhyrë në testin e tij me qëllim që t’ia ulin pikët. Mehani tha shikoni mesataren dhe mbiemrin se kush është pranuar në atë pozitë.

“Nuk është problem kur Sami Lushtaku e Fadil Nura më sulmojnë mua personalisht. Unë problemin me Sami Lushtakun e Fadil Nurën e kam kur zhvatin pasurinë publike të Komunës. Se çka postojnë për mua nuk përbën fare problem. Vlerësimin për mua e kanë dhënë profesorët në Prishtinë. Se çka vlerësojnë Sami Lushtaku e Fadil Nura nuk më ofendon aspak: një gomar vlerëson më shumë një grusht me bari se sa një grusht flori”, përfundoi si me nervozizëm Mehani.

Portali ynë ka marrë vesh që kandidati i përkrahur nga komuna ka mbiemrin Lushtaku. Përveç që ka mesatare shumë më të ulët se Mehani, nuk dihet a e ka të përfunduar nivelin Master siç kërkohej në konkurs.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer