U.d e presidentes Albulena Haxhiu dhe kryeministri Albin Kurti ia kanë zgjatur sot mandatin edhe për pesë vite shefit të AKI-së, Petrit Ajetit.
Haxhiu ka shkruar se vendimi pasqyron besimin në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e Ajetit në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve të sigurisë.
Njoftimi i Haxhiut:
Sot, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, nënshkruam vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në krye të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë edhe për pesë vjet të tjera.
Ky vendim pasqyron besimin tonë në profesionalizmin, integritetin dhe lidershipin e tij në mbrojtje të sigurisë kombëtare, si dhe në forcimin e institucioneve tona të sigurisë.
Gjatë këtij takimi, e falënderuam z. Ajeti për punën e shkëlqyer dhe përkushtimin e treguar gjatë mandatit të kaluar.