E premte, 26 Prill, 2024

Kush është i riu që mashtroi reperin e njohur kosovar, ia mori parat dhe u zhduk

Pas mashtrimit që ka bërë, personi me emrin Mergim Musliu është zhdukur dhe ka mbyllur të gjitha kontaktet, përmes së cilave ishte kontaktuar nga Mc Qoppa.

Gazeta Insajderi ka provuar që disa ditë të kontaktoj Musliun por ai ka qenë i pa qasshëm.

Insajderi sjell rrëfimi e Mc Qoppës se si ka ardhur deri tek besimi për t’ia dhënë 4.500 euro me qëllim që ai t’i përdor kinse për të pagua avokatin dhe për t’i nxjerr disa para tjera. Të gjitha këto Mc Qopa thotë se ai i ka falsifikuar dokumentet që ia ka dërguar si dëshmi.

Pasi, personi me emrin Mergim Musliu ia ma marrë 4. 500 euro, ai ka kërkuar edhe një shumë tjetër reperit. Këtu, Mc Qoppa tregon se e ka kuptuar se ishte mashtrim.

Pasi e ka kuptuar që ka rënë pre e një mashtrimi, këngëtari iu ka drejtuar organeve të rendit. Por, policia e Kosovës nuk e ka marrë për bazë deklaratën e tij dhe nuk e ka iniciuar si rast.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Policinë por në përgjigjen e tyre thuhet se nuk ka ndonjë rast të hapur as nga Elvis Qollopeku e as për Mergim Musliun.

“Duke ju referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në bazë të evidencës që posedon për çështjen në fjalë, nuk ka pranuar e as regjistruar asnjë ankesë nga ankuesi Elvis Qollopeku ,,Mc Qopa”, po ashtu për çështjen në fjalë nuk ka të evidentuar ndonjë rast ndaj personit të paraqitur si i dyshuara Mërgim Musliu” thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas Mc Qoppës, Mergim Musliu ka mashtruar edhe qytetar të tjerë duke iu marr para në të njëjtën mënyrë siç e ka mashtruar këngëtarin.

Reperi, Mc Qoppa hedh dyshime se ky person ka lidhje me mashtrimin e madh që zbuluar para disa jave se si një qytetar kishe kërkuar ndihmë për kinse shërimin e vëllait të tij jashtë shteti. Për të ishin mbledhur rreth 94 mijë euro dhe personi ishte zhdukur. Por më pas ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer