Tuesday, May 5, 2026

Kush s’ka raport të mirë me LDK-në, s’mund të ketë as me mua

Shkëmb Manaj ka reaguar pasi është shkarkuar si nënkryetar i Komunës së Prishtinës nga Përparim Rama, ku në vend të tij erdhi Besianë Musmurati, pas koalicionit me PDK’në në kryeqytet.

Mes tjerash, Manaj ka aluduar se Rama s’ka raporte të mira me LDK’në. Këtë aludim e ka bërë me anë të një reagimi në ‘Facebook’ pas shkarkimit të tij.

“Për të gjithë ata që më njohin, unë kam lidhje të veçantë me LDK. Andaj, është e natyrshme që kush nuk ka raport të mirë me LDK, nuk mund të vazhdoj të ketë një raport të mirë as me mua si përfaqësues politik i saj”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Një LDK e bashkuar, nën vizionin e Kryetarit Lumir Abdixhiku dhe Presidentës znj. Vjosa Osmani, janë binomi i drejtimit të duhur për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Gjatë javëve të fundit, kam qenë i angazhuar në përbashkimin e madh të LDK-së, një proces që do ta rikthejë atë fuqishëm si forcë kryesore politike në vend. Kjo është e domosdoshme tani për tani! Të tjerat rregullohen me kohë”, ka thënë më tej ai.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer