Friday, April 24, 2026

Kuvendi sot pritet t`i shqyrtojë 10 projektligje në lexim të dytë

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancën e radhës.

Në mbledhjen që pritet të fillojë nga ora 10:00, Kuvendi pritet të shqyrtojë disa projektligje.

Sipas agjendës, në rend të ditës është shqyrtimi i dhjetë projektligjeve në lexim të dytë

Rendi i ditës:

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-030 për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-028 për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-032 për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-026 për Shërbimet e Pagesave,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-027 për Lojërat Mesdhetare XXI Prishtina 2030,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-021 për Financimin e Menaxhimit të Resurseve Ujore,

-Shqyrtimi i dytë ë i Projektligjit nr.10/L-022 për Banim Social dhe të Përballueshëm,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-023 për Shtetësinë e Kosovës,

– Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-024 për Lëndët Plasëse,

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.10/L-029 për Provimin e Maturës Shtetërore.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer