E enjte, 2 Maj, 2024

Ky është 57-vjeçari nga Malisheva që dyshohet se sulmoi seksualisht një 13-vjeçare

Mbrëmë u raportua se në Malishevë dyshohet se ishte ngacmuar seksualisht një e mitur nga një person i moshuar.

I dyshuari për rastin tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor dhe Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se bëhet fjalë për Ilir Bytyqin, 57-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë është një vajzë rreth 13-vjeçare, e cila dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari.

Pas denoncimit të rastit, Hetimet Rajonale në Gjakovë në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar.

Pas përfundimit të procedurave policore, prokurori ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor në dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Sulm seksual’.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer