E enjte, 28 Mars, 2024

Ky është hajni i shpallur në kërkim nga Policia – pjesë e grupit kriminal që kryenin grabitje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar për disa raste të grabitjeve në rajonin e Ferizajt. Ata dyshohet se kanë kryer pesë grabitje të armatosura.

Insajderi ka mësuar se katër të dyshuarit e arrestuar për grabitje janë: Xhemrush Salija nga Duraj, Shkelqim Roshaj nga Mollopolci, Muhaxhid Bravanga Kaçaniku dhe Fatlind Gashani nga Ferizaj, të cilët sipas burimeve të Insajderit janë prirë nga Xhemrush Salija.

Po ashtu, Policia gjatë ditës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të zbuluar vendndodhjen e një personi që gjendet në kërkim policor dhe dyshohet për disa grabitje të armatosura në rajonin e Ferizajt.

I dyshuari tjetër është Veton Esati, i moshës rreth 30-vjeçare, me vendbanim në fshatin Bibaj.

Policia ka bërë të ditur se janë konfiskuar në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), tre karikatorë me 22 fishekë, një jelek antiplumb, dy maska, një thikë dhe pesë telefona mobil.

“Të dyshuarit janë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues me vendim të prokurorit të rastit të dyshuarit XH.S ( M/K) i moshës 35 vjeçar, SH.R (M/K) i moshës 29 vjeçar, M.B (M/K) i moshës 35 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 22 vjeçar dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin se kanë kryer veprat penale” Grabitje”, ndërsa në kërkim policor mbetet i dyshuari tjetër V.E (M/K) i moshës 30 vjeçar”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer