Të fundit:

Fadil Nura pa pikën e mëshirës i nxjerr pensionistet në ‘sokak’ [FOTO]

Pensionistet e komunes së Skenderajt, sot nuk kanë mundur...

Punësohet në QKMF edhe vellau i drejtoreshës se administratës se përgjithshmë të Drenasit!!

Emrat e punësimeve familjarë si dukët është e gjatë,...
- Advertisement -

Bie në prangat e Policisë i dyshuari që grabiti në QTA

- Advertisement -

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Marketet shumë shpesh janë cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje. Një ndër hajnat që dyshohet për disa grabitja tashmë ka rënë në prangat e Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bujar Maliqin, i cili është identifikuar pasi Policia kishin nisur hetimet për një rast të grabitjes, që ndodhi muajin e kaluar në marketin QTA në Mitrovicë.  

I dyshuari, 40-vjeçar po dyshohet për së paku katër grabitje që kanë ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, në janar, si dhe në muajin shkurt.

- Advertisement -

Pasi Policia e zbuloi të dyshuarin, u krye bastisje në shtëpinë e tij në Zhabar të Mitrovicës, ku edhe u prangos i dyshuari, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhër për ndalim policor, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

Kujtojmë se Maliqi dyshohet se më 21 shkurt, në QTA në Mitrovicë, nën kërcënimin e armës ka marrë 800 euro para të gatshme dhe më pas kishte ikur. Por pas qëndrimit në arrati për një kohë, ai përfundoi në prangat e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

- Advertisement -

Të fundit

- Advertisement -

Lajme të lidhura

- Advertisement -