Lajm i rëndë ka goditur Drenasin dhe fshatin Nekoc. Në moshën 30-vjeçare ka ndërruar jetë Besnik (Mehmet) Fana, pas një aksidenti tragjik trafiku në Gjermani.
Lajmin e dhimbshëm e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimit mortor, ku thuhet se Besniku do të kujtohet gjithmonë për zemrën e tij të madhe, mirësinë dhe respektin ndaj të gjithëve.
Për kohën e varrimit dhe ceremoninë mortore, familja ka njoftuar se do të informojë me kohë.
Ngushëllime familjes Fana, të afërmve dhe miqve.