E premte, 4 Tetor, 2024

Ky është mërgimtari që dyshohet se e dhunoi të fejuarën e tij në një motel, largohet nga Kosova

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpeshherë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre me të cilët kanë krijuar lidhje dashurie. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në Ferizaj, Gazeta Sinjali sot publikoi detajet.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se mërgimtari që u denoncua për dhunim nga e fejuara e tij është Sejad Ramo, i cili jeton në Francë, ku edhe dyshohet se është kthyer pasi qëndroi në Kosovë për një periudhë të caktuar.

Ramo u raportua në Polici nga viktima, pasi dyshohet se e ka dhunuar seksualisht në një motel, para tri ditësh.

Sinjali mëson se gjithçka dyshohet të ketë ndodhur pasi i dyshuari kishte ardhur nga Franca për pushime në Kosovë dhe ishte takuar me viktimën, me të cilën ishin të fejuar për rreth 1 vit. Herën e fundit kur u takuan, më 3 mars në Lipjan, dyshohet se ndodhi rasti i trishtë.

Bazuar në dëshminë e viktimës, i dyshuari fillimisht e mori atë me veturë dhe pa dëshirën e saj e çoi në një motel. Aty, viktima dyshohet se është detyruar nga i fejuari që të kryenin marrëdhënie seksuale, i cili sipas saj ka përdorur edhe dhunë fizike.

Çifti kishte qëndruar në motel gjatë tërë natës dhe më pas i dyshuari e kishte dërguar viktimën te shtëpia e saj, e vet dyshohet se u kthye për në shtetin francez.

Përballë kësaj situate, ajo vendosi të kërkojë ndihmë, duke e denoncuar rastin në Polici, ku është rrëfyer në detaje për gjithë rastin e trishtë që i kishte ndodhur.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të hetohet rasti i cilësuar si “Dhunim”, teksa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer