E enjte, 28 Mars, 2024

Ky është viktima i rastit tmerrues – detaje të reja nga vrasja në lokal

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur gjatë orëve të para të 3 janarit në Prizren. Një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër i plagosur.

Policia e Prizrenit po interviston Dibran Hoxhajn, i njohur me nofkën “Kobra” si dhe pesë persona të tjerë.

Viktima e rastit është Visart Cengu, person rreth të 30-ave.

Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu 26 vjeç raportohet se ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndihmës së parë mjeksore në urgjencën e Kukësit i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë.

Mediat raportojnë se për vrasjen e të riut nga Shqipëria, dorasi dyshohet të jetë Dibran Hoxha-Kobra

Dibran Hoxha i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Kobra’ po dyshohet të jetë autori i krimit të rëndë që ndodhi mbrëmë në një lokal të Prizrenit, ku u vra një 31 vjeçar dhe një 27-vjeçar mbeti i plagosur. Këtë fakt kanë nisur që ta publikojnë mediat nga Shqipëria.

Burime të Nacionales tregojnë që Kobra është i dyshuari kryesor teksa policia ka thënë se janë duke intervistuar disa persona.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për rastin. Sipas Policisë me datë 03.01.2023, rreth orës 04:10 është pranuar informata se në një lokal nate ne dalje të Prizrenit, ka të shtëna me armë zjarri.

“Me vone nga autoritet e Policisë së Shqipërisë jemi njoftuar se :”rreth orës 04:25, të mëngjesit, kanë hyrë për në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit, shtetasit V. C., 31 vjec, dhe R. Sh., 27 vjeç, që transportoheshin me automjet nga shtetasi A . B., të tre nga Kukësi, ku shtetasit V. C., dhe R. SH , ishin të plagosur me armë zjarri në Prizren të Kosovës”, ka thënë Shaqir Bytyqi nga Policia e Prizrenit.

“Si pasojë e plagëve të marra shtetasi V. C., ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer