E martë, 23 Prill, 2024

Ledri e Mozziku shajnë njëri-tjetrin me “nënë”?

Reperi nga Ferizaj, Mozzik, së fundmi ka publikuar së fundmi një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ndër të tjerash, Mozzik në këngë repovat: “O bitch, kurgjo s’ka ndodh k’tu pahiri, edhe nana jote e don Dafina Zeqirin…” dhe “Ex-at tona, jon rrit me kang tona, bile plot n’shpinë tonë kanë bo miliona”.

Eh këto rreshta si duket i ka marrë personale reperi Ledri Vula, i cili njëkohësisht është edhe ish i dashuri i Dafina Zeqirit, shkruan lajmi.net.

Ledri nuk e lejoi t’i shpëtojë ky momentum, edhe pse ishte i përfolur për ndarje nga bashkëshortja Sara Hoxha, ai nuk e kurseu Mozzikun nga fjalët në këngën e re.

“I like Lori Hoxha and Loredana…”, thotë Ledri nga fillimi i këngës, ndërsa vlen të ceket që Loredana është ish-bashkëshortja e Mozzikut me të cilin ka edhe një fëmijë. “Qa je tu fol a je nveti? Prit veq pak ta ndreqi! Nonës teme une, a nonës tane Ledri”, thotë reperi më vonë.

Se a ishin këto fjalë përgjigje për rreshtat e Mozzikut që thoshte “…edhe nana jote e don Dafina Zeqirin”, kjo mbetet të konfirmohet nga vetë reperat.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer