E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Lladrovci e falënderon Komandantin e deritashëm Pogorevc dhe uron Komandantin e ri të LMT Lindje, Majorin Smonkar

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim lamtumirës, Komandantin e deritashëm, LMT Lindje, Majorin Pogorevc dhe i uroi mirëseardhje Komandantit të ri, Majorit Smonkar.

KFOR-i ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Bashkëpunimi ynë ishte dhe mbetet i shkëlqyer, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në fb:

Me kënaqësi takova Komandantin e ri të LMT Lindje, Major Igor Smonkar si dhe Komandantin e deritashëm, major Ivan Pogorevc, me bashkëpunëtorë, me ç’rast theksova rëndësinë e KFOR-it për paqen dhe sigurinë në Kosovë, njëherësh i falënderova për kontributin e madh në sferat e interesit të përbashkët.

Majorin Pogorevc e falënderova për shërbimin e deritashëm, bashkëpunimin e shkëlqyer me Komunën e Drenasit. Po ashtu, Komandantit të ri Majorit Smonkar, i ofrova bashkëpunim të plotë, duke theksuar se në pesë vitet e fundit, komuna e Drenasit është në krye të performancës në nivel nacional.

KFOR-i ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Bashkëpunimi ynë ishte dhe mbetet i shkëlqyer!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer