E diel, 19 Maj, 2024

Lladrovci për Thaçin: Historia i ka bërë vend krah burrështetasve që shpallën pavarësinë e shtetit të vet

 

Me rastin e promovimit të librit të gazetarëve britanikë, kushtuar ish presidentit Hashim Thaçi, të përkthyer shqip, Ramiz Lladrovci ka theksuar se Thaçit historia i ka bërë vend, krah burrështetasve botëror të cilët kishin shpallur pavarësinë e shtetit të vet.

Hashim Thaçi, është i lidhur ngushtë me çlirimin e Kosovës, shtetformimin e shtetndërtimin, duke u bërë i pandashëm nga historia e kombit me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:

Është moment i veçantë kur shoku i bashkon shokët e idealit, të shtetit e shtetësisë. Sot, këtë bashkim na bëri Hashim Thaçi, në Bibliotekën Kombëtare me librin biografik të dy autorëve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shtëpia botuese “Fan Noli”.

Respekt për diplomaten e miken time Arta Dade si përkthyese e kësaj biografie, e neve na mbetet ta lexojmë e vlerësojmë librin dhe personalitetin e Hashim Thaçit, të paraqitur në libër i cili tashmë, historia i ka bërë vend krah burrështetasve të paktë botëror që kishin shpallur pavarësinë e shtetit të vet dhe ndër të rrallët i gjallë.

Hashim Thaçi, është i lidhur ngushtë me çlirimin e Kosovës, shtetformimin e shtetndërtimin, duke u bërë i pandashëm nga historia e kombit me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Libri i Roger Boyes dhe Suzy Jagger, “Shtet i ri, burrë shteti modern, Hashim Thaçi, një biografi”, pres të ketë përshkruar momentet më të vlershme të jetës së tij dhe rrethanave në të cilat veproi, ku një pjesë e tyre janë hapa të përbashkët me idealistë të pathyeshëm, me aleatë dhe miq të Kosovës.

Respekt për autorët, përkthyesen dhe organizatorët e këtij përurimi të autobiografisë. Hashim Thaçi është i pandashëm nga Kosova dhe liria e saj.

https://www.facebook.com/share/QPVXqLd6af9MTNDk/?mibextid=WC7FNe

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer