E enjte, 9 Maj, 2024

Luftë e ashpër mes oligarkeve në Skenderaj për parcelen afër tregut

Vendimi i  i fundit i kuvendit komunale për ta dhënë një parcel prej 30 ari me koncesione në zemer të qytetit në Skenderaj, saktësisht parcela “të tregu dhe banesat e socialit”, e i gjithë ky veprim i pushtetit ka sjellur një intersim të jashtëakonshëm në opinonin e këtushem për faktin së vendi ku gjendet parcela është mjaftë aktrative për ndertime të larta për çka edhe është destinuar nga pushteti, shkruan portali rajoni.org.

Kjo parcele është ndoshta e fundit e këtij lloji në qytet dhe së më këtë partia e cila ka qevrisë për me shumë së 20 vite në Skenderaj, PDK ,po e përmbmbyll me sukeses tjetersimin e pronave publike duke ja u dhënë ato prona të afërmive të vetë; pra oligarkeve lokal të cilët për këto dy dekada kanë financua këtë parti dhe me ata sëbashku janë bërë milioner – edhe pse në fillim shumica ja kanë filluar punes me lopata e kolicë.

Së fati i kësaj parcel do të jetë sikursë edhe i parcelave tjerave po  tregon edhe fakti qe pushteti në Skenderaj ka perzgjedhur një komison të njëanshëm duke përjashtuar tërësisht opoziten në këtë ‘mesele’ me qëllim të manipuloi me lehtë.

Abdullah Geci [PDK], Dardan Shala [AAK] dhe një anëtar nga shoqëria civile e Skenderajt janë anëtarët e këtij komisioni, ndërsa për ata që njohin situaten në Skenderaj e dijnë se ata janë mjaftë të ‘afërt’ me pushtetin.

Për ata që nuk e dijnë, AAK është në bashkëqeverisje në Skenderaj, kursë shoqeria civile në përgjithësi është pjesë e çdo trupe të komunës dhe deri me sot nuk ka pasur kurrfarë reagimi karshi pushtetit edhe pse ka pasur shumë raste të tilla, që do të thotë më shumë ka sherby si një llojë ‘arsyetimi’ për pushtetin e Fadil Nurës  .

Për këtë parcelë një luftë e ashpër pritët të zhvillohet më së mes oligarkeve të PDK-së, të cilët tash më të madhë po i ferkojnë duartë se cili me parë do të i gjuhet parcelës.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer