E diel, 22 Dhjetor, 2024

“Mbi gjysmë milioni euro”, Ja sa i kushtuan 100 bicikletat Prishtinasve!

 

Në një afat dymujor, kur pritet të realizohet projekti, komuna do të bëjë gati 10 stacione për vendosjen e biçikletave, shkruan portali rajoni.org.

Për këto 100 biçikleta do të jenë 10 stacione, e si për fillim shfrytëzimi i këtyre biçikletave pritet të jetë falas.

Por sa ka kushtuar ky tender?

Sipas kontratës se nënshkruar me 14 gusht 2023, furnizimi me bicikleta dhe punëve infrastrukturorë, Prishtinasve i ka kushtuar hiç me pak se 536 mije euro.

Sipas kësaj kontrate vetëm bicikletat i kanë kushtuar për njësi 3 mije euro apo me çmim total 100 bicikleta e barabartë me 300 mije euro.

Kurse punët dytësore siç janë – “Furnizimi, transproti dhe montimi i stendave për parkimin e bickletave klasike, sipas specifikave teknike, furnizimi dhe instalimi i soufterit për menaxhimin e sistemt të bicikletave”, i kanë kushtuar me çmim të përgjithshem 236 mije euro apo 2 mije e 360 euro.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer