Saturday, May 16, 2026

Mehani: Kriminel Lushtaku… e ka marrë peng Policinë dhe gjithë qytetin e Skenderajt

Hysni Mehani, kryetar i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, pas zhvillimeve të fundit në këtë komunë, ku i njëjti thotë se është sulmuar fizikisht nga i pari i këtij qyteti në mes të një kafeneje.

Mehani deklaroi se Lushtaku ka ndikim të madh në Skenderaj dhe sipas tij, ka arritur të ushtrojë presion edhe mbi institucionet e sigurisë.

Mehani akuzon Lushtakun se e ka marrë peng Stacionin e Policisë në këtë komunë, madje edhe krejt qytetin.

Ai tha se nuk do të tërhiqet nga angazhimi politik dhe se askush nuk mund ta frikësojë apo ta ndalë aktivitetin e LVV-së në Skenderaj.

Mehani ngriti pyetje edhe për mënyrën se si është trajtuar rasti nga Policia e Kosovës, duke aluduar në ndikim politik dhe duke kritikuar veprimet e institucioneve gjatë ditës së intervistimit të Lushtakut.

“Çfarë çoi te sulmi fizik tregon ajo se çfarë pamë edhe sot z.Lushtaku tashmë ka fuqinë me marrë peng Policinë, Stacionin Policor në Skenderaj. Si e ka marrë peng Stacionin e Policisë e ka marrë peng edhe qytetin e Skenderajt, por kurrën e kurrës sa të kem frymë nuk e merr peng Hysni Mehanin dhe LVV-në. Është marrëzia e Zotit që Lushtaku është pronar i jetëve tona që është pronar i lirisë sonë që na as nuk guxojmë me frymua pa urdhrin e tij, por me mua sa të kem frymë Sami Lushtaku nuk vendos edhe ka me më pas përballë”, deklaroi ai në “Info Nata”.

“Unë e kam një pyetje. A e ka marrë Sami Lushtaku në pyetje Stacionin Policor, apo Stacioni Policor – Sami Lushtakun? Po ashtu kam edhe një pyetje tjetër. Ku e mori këtë shkollë Sami Lushtaku me bllokua Stacionin Policor me ato mjete, kah i erdhi ideja? Çfarë mund të bënte tjetër Policia e Kosovës veçse ta lironte Lushtakun? Mos t’i them zotëri por kriminel Lushtaku”, tha ai në Tëvë1.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer