Para stacionit policor të Skenderajt janë grumbulluar disa qytetarë, përfshirë edhe ish-deputetin Mergim Lushtaku, ku raportohet se do të intervistohet kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, për incidentin e djeshëm në një lokal të këtij qyteti.
Intervistimi i Lushtakut vjen pas pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosje se ai ka sulmuar kryetarin e degës së saj në këtë komunë, Hysni Mehani, që është edhe zëvendësministër i Financave, i cili u trajtua në spitalin e Mitrovicës dje pas lëndimeve që mori në kokë.
Vetë Lushtaku dje e ka mohuar se e ka sulmuar atë, por shtoi se qytetarët kanë reaguar pasi i ishte drejtuar atij “Sami Serbia”.
Deri më tani për këtë rast janë arrestuar dy persona, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë dje tha se ka ftuar për intervistim Lushtakun dhe një tjetër, por se deri në njoftimin e saj dje, këta dy s’i janë përgjigjur ftesës.
ftesës.