Thursday, May 14, 2026

Mergim Lushtaku i reagon Faton Pecit: Po aktron prokurorin në Facebook

Mërgim Lushtaku, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës dhe djali i kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, i ka reaguar kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, pasi ky i fundit e cilësoi si “akt qyqar dhe kriminal” incidentin e ndodhur në Skenderaj mes Sami Lushtakut dhe Hysni Mehani.

Në reagimin e tij, Mërgim Lushtaku tha se deklaratat e Pecit për moral politik dhe drejtësi përbëjnë tallje me qytetarët, duke e akuzuar ministrin për përfshirje në afera korruptive dhe ndarje të granteve për persona të afërt politikisht.

“Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët. Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht. Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ngriti edhe pyetjen se kush po e pengon drejtësinë të merret me rastet që lidhen me Pecin.

“Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Pecit? A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?”, ka shtuar Lushtaku.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer