Ish deputeti i PDK-së ka bërë të ditur se ka hezitime lidhur me kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton veriu.info
Lushtaku këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova, duke thënë se qëndrimin e tij përfundimtar do e bëjë sot në fund të ditës.
“Mua personalisht më është ofruar prej kryetarit Hamza, unë do të bëj publik qëndrimin tim në fund të ditës, a do të kandidoj. Por unë jam mbështetës i madh i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe asnjëherë nuk do të ndalem së mbështeturi. Nuk ka dyshime, por padyshim që unë kam dëshirë me hy në garë kur me të vërtetë e kemi një qëndrim që duam të bëjmë një ndryshim të madh, prandaj edhe është një hezitim i imi të hyj në garë apo jo, por kjo do të mbetet të shihet deri në fund të ditës”, tha Lushtaku.