Wednesday, May 13, 2026

Mërgim Lushtaku konfirmon kandidaturën: Garoj me numrin 16 në PDK

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka njoftuar se në zgjedhjet e radhës do të garojë me numrin 16, duke theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik në kuadër të PDK-së.

Përmes një postimi, Lushtaku ka deklaruar se pavarësisht sulmeve, linçimeve dhe propagandës nga kundërshtarët, ai nuk është zmbrapsur asnjëherë, përkundrazi është bërë më i fortë.

Ai ka theksuar se misioni i tij është një PDK më e fuqishme, më e bashkuar dhe më afër qytetarëve, duke shtuar se këtë rrugëtim nuk do ta ndalë asnjëherë, edhe nëse mbetet i vetëm.

Postimi:

Këtë herë me numër 16, si përherë PDK.

Pavarësisht gjithçkaje, nuk do të rrij anash. Do të vazhdoj t’i përfaqësoj kërkesat dhe shqetësimet e juaja me përgjegjësi dhe besnikëri.

Propaganda e vazhdueshme nga kundërshtarët e jashtëm, sulmet dhe linçimet nuk kanë arritur asnjëherë të më zmbrapsin. Përkundrazi, më kanë bërë më të fortë.

Misionin për një PDK më të fuqishme, më të bashkuar dhe më afër qytetarëve nuk do ta ndaloj asnjëherë, edhe nëse mbetem i vetëm.
E di dhe e ndiej përkrahjen e madhe të elektoratit besnik të PDK-së.

Nuk është koha të ndalemi!
E kaluara duhet të na shërbej si mësim, e jo si pengesë për bashkim. Andaj, le ta vazhdojmë rrugëtimin së bashku, me guxim, sinqeritet dhe besim.

I bëj thirrje secilit që e do Kosovën, të bashkohemi e të punojmë shumë, kësaj here më shumë se kurrë.
Unë, si çdo herë, do të jem i thjeshtë, i afërt dhe plotësisht në shërbimin tuaj.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen, besimin dhe respektin që ma keni dhënë ndër vite.
Mbi të gjitha, e falënderoj Zotin që më dha mundësinë të jem zëri juaj. ❤️

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer