Thursday, May 28, 2026

Mërgim Lushtaku viziton nënën e Hashim Thaçit për Kurban Bajram

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka zhvilluar dje disa vizita me rastin e festës së Kurban Bajramit, ndërsa një prej tyre ishte edhe vizita te Nëna Hyrë, nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi publik, Lushtaku ka vlerësuar figurën e të moshuarve dhe rëndësinë e respektit ndaj tyre, duke e lidhur këtë me ruajtjen e vlerave dhe historisë kombëtare.

“Kush i respekton të moshuarit, respekton vlerat dhe historinë tonë”, ka shkruar ai.

“Sot, për Kurban Bajram, në mesin e disa vizitave, vizitova edhe Nënën Hyrë, nënën e Hashim Thaçit, një nënë e sfiduar, por gjithmonë e fortë e dinjitoze”, thuhet në postimin e kandidatit të PDK-së.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer