E premte, 26 Prill, 2024

Mërgimtari s’e lë rehat gruan me të cilën bashkëjetoi e kercenon

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe një grua në Prishtinë, e cila ka deklaruar se është viktimë e dhunës së shkaktuar nga partneri i saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se 32-vjeçarja ka deklaruar se personi me të cilin ka bashkëjetuar, pas një konflikti verbal mes tyre, e ka kërcënuar nga Zvicra përmes mesazheve të ndryshme.

Për të mos mbaruar me kaq, ai ka vazhduar me thirrje, duke e kanosur seriozisht, për çka viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin, para se të ndodhë diçka më e madhe.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Dhunë në familje”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer