E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Ministria e Mbrojtjes jep mbi 2.1 milion euro tender një burimor

Ministria e Mbrojtjes, e cila udhëhiqet nga Ejup Maqedoni,  ka realizuar një tender me vlerë 2,149,000 përmes negocimit pa publikim të njoftimit për kontratë, një procedurë që shpesh kritikohet për mungesë transparence, shkruan portali rajoni.org. 

Ky dikaster ka rekomanduar për kontratë grupin e operatorëve ekonomik “NTPK HAJDINI COMERC”, e cila do të furnizojë FSK’në me shërbim me ushqim (përgaditje dhe servisim).

Rekomandimi është bërë dje, kurse finalizimi i ujdisë mes palëve pritet të ndodh pas pak ditësh.

Ministria e Mbrojtjes ua kishte dërguar ftesën për ofertim vetëm tre kompanive.

Përveç kompanisë fituese, mori pjesë edhe kompania Grupi i operatorëve Ekonomik “Sa&Ma shpk, Walker S Food SHPK, Royal Bakery SHPK” të cilët ofertuan me çmim 2,168,000 milion euro dhe grupi i operatorëve ekonim “Isuf Musliu BI, Delfin l.t.d shpk” me çmim 2,753,800euro, përcjell rajoni.org.

Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë shpesh nuk janë transparente për disa arsye kryesore:

1. Ligjet dhe rregulloret e prokurimit publik parashikojnë përjashtime që lejojnë autoritetet kontraktuese të anashkalojnë procedurat standarde të transparencës, si në raste emergjente ose kur ekziston një furnizues unik.
2. Në disa raste, autoritetet dhe kompanitë mund të argumentojnë se publikimi i detajeve të kontratës mund të dëmtojë interesat e tyre komerciale ose konkurruese, duke penguar transparencën.
3. Institucionet mbikëqyrëse ose mediat shpesh nuk kanë qasje të plotë në dokumentet e tilla, çka ndikon në nivelin e ulët të transparencës dhe llogaridhënies.
4. Në raste të caktuara, mungesa e transparencës mund të jetë një strategji e qëllimshme për të fshehur marrëveshje që favorizojnë një palë specifike, duke rritur rrezikun e korrupsionit./Rajoni.org/

LEXO EDHE:

Ministria e Maqedoncit jep mbi 100 mijë euro tender një burimor, tejkalohet edhe vlera e parashikuar

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer