E martë, 25 Qershor, 2024

Mungon vetëm zyrtarizimi, Lotito “prezanton” teknikun e ri të Lazio

Është arritur gjithçka, por jo në rrugë zyrtare. Në moshën 60-vjeçare, tekniku, Marco Baroni është gati të bëjë hapin e madh në karrierë, teksa pritet që në ditët në vijim të vihet në krye të stolit, të “Bardhekaltërve”, të Lazio, duke pasuar kështu kroatin, Igor Tudor, te kryeqytetasit e Italisë.

Lajmi është konfirmuar nga vetë presidenti i “Shqiponjave”, Claudo Lotito, i cili gjatë një interviste, për një prej mediave më prestigjioze në Itali, “Il Messaggero” ka bërë të ditur lajmin për tifozët e “Bardhekaltërve”, teksa më tej ka shtuar se gjithçka është zgjidhur me klubin e Hellas Verona, ku Baroni po zhvillonte “aventurën” e tij të fundit dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

“Çdo gjë është zgjidhur me skuadrën e Verona. Ne e donim Baronin sepse ai është një trajner i mirë dhe mendojmë se ka profilin e duhur. Njerëzit që nuk e duan atë janë ndoshta të njëjtët njerëz që nuk do të donin Inzaghi, Pioli dhe Petkovic”,- u shpreh “numri 1” i “Bardhekaltërve”, të Lazio.

Në krahun tjetër, edhe pse detajet e negociatave nuk dihen, konfirmimi i Baroni në krye të “Shqiponjave” italiane përjashton mundësinë që portugezi, Sergio Conceicao të drejtojë skuadrën e Lazio, diçka që prestigjiozja “L’Équipe” e kishte lajmëruar në fillim të këtij muaji dhe tani pritet që ish-tekniku i Porto të zyrtarizojë marrëveshjen, me “Të Kaltërit” e Marseille.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer