E shtunë, 27 Korrik, 2024

Ndahet nga jeta ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i FSK-së

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Shalës, Shefki Pajaziti, është ndarë nga jeta papritmas, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë mbesa e të ndjerit përmes një postimi në rrjetin social Faceobok.

“Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti“, shkroi ajo.

Pajaziti që nga pas lufta ishte pjesë e Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe së fundi po shërbente nën uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë.

Postimi i plotë:

Zoti i merr afër vetes ata që i do. E ti një pjesë të shpirtit tonë e more me vete, me ikjen tënde të papritur. Të pushoftë shpirti në Xhennet! Të qoftë i lehtë dheu i vendit që i shërbeve gjithë jetën Shefki Pajaziti!

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer