E shtunë, 20 Prill, 2024

Ndërron jetë shtatzëna që mbeti e lënduar në aksidentin e rëndë ku humbën jetën katër persona

Një aksident i rëndë në trafik që ndodhi në rrugën Ferizaj – Shtime mbrëmjen e 22 shkurtit, u mori jetën katër të rinjve   Arlind Isufaj, 21-vjeçar, Mergim Behluli, 23-vjeçar dhe Armend Muhadini, 39-vjeçar dhe Arsim Isufaj, ndërsa mbetën të lënduar rëndë një çift burrë e grua. Gruaja shtatzënë kishte marrë plagë të rënda dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda QKUK-së kanë bërë me dije se 27-vjeçarja nuk ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë sot në spital.

Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku në QKUK, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kujtojmë se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur vetura BMË me të cilën po udhëtonin katër viktimat, për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka goditur dy veturat të cilat ishin në përballëkalim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer