E shtunë, 27 Korrik, 2024

Në Skenderaj, hapen ofertat e tenderit 1.5 milionësh, gare e ashpër mes kompanive

Komuna e Skenderajt ka hap ofertat e tenderit për përmes të cilit planifikohet ndriçimi i qytetit dhe fshatrave të Skenderajt me vlerë të parashikuara prej 1.560.000€ euro, raporton portali rajoni.org.

Portali rajoni.org ka mësuar se në garë kanë marrë pjesë 3 ofertues.

Sipas procesverbalit – ofertën e parë e ka paraqitur grupi i operatoreve ekonomik “Semaks Shpk, Atc Com, Alping shpk, Muharrem Hoti B.I, Capital X Feet” me çmim 1,577,878.80€

Ofertën e dytë e ka paraqitur kompania “Adeq Construction” me çmim 1,583,054.00€

Ofertën e trete e ka paraqitur kompania “Bikos shpk” me çmim 1,549,855.00€

Megjithatë kjo është renditja vetëm sipas ofertave ekonomike. Ditët në vijim autoriteti komunale do të shqyrtojë dokumentacionin për të parë se cilat nga kompanitë përmbush kriteret dhe cila diskualifikohet.

Kujtojmë qe kriteret e dhëniës se tenderit janë:
* Tenderi i përgjegjshëm me Çmimin më te ulët dhe
* Tenderi i përgjegjshëm ekonomikisht më i favorshëm/Rajoni.org/

 

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer