E shtunë, 27 Korrik, 2024

Nenkryetari Tahiri sheh nga afër asfaltimin e rrugës “Lah Nimani”: Do e përfundojmë këtë rrugë që për shumë vite kishte mbetur problem

Nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, ka parë nga afër punimet në asfaltimin e rrugës ‘Lah Nimani”.

Ai i shoqëruar edhe nga zyrtarë tjerë të Komunës kanë inspketuar punën që po bëhet ndërsa përmes një postimi ka shkruar se problemi disavjeçar me këtë rrugë do të zgjidhet.

Tutje ai ka premtuar se qytetin e Mitrovicës do ta trajtojnë në cep të saj.

Postimi i plotë:

Kam parë nga afër punimet në rrugën “Lah Nimani”, ku ka nisur asfaltimi i shtresës së parë të një pjese të kësaj rruge.

Ditët e ardhshme do të vazhdojnë punimet intensive për përfundimin e kësaj rruge që për shumë vite kishte mbetur problem.

Ne jemi të vendosur për t’i zgjidhur të gjitha shqetësimet e qytetarëve, duke trajtuar Mitrovicën në çdo cep.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer