Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Ilaz Kodra” të Skenderajt rreth orës 16:55 ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori, shkruan portali rajoni.org.
Policia njofton se deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të pakujdësisë së shoferit.
Këmbësori pas tretmanit mjekësor në QKMF është liruar.
Rasti është duke u hetuar./Rajoni.org/