Qytetari që nuk ia zgjati dorën kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, gjatë homazheve në Gllobar të Drenasit, ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ai është deklaruar si zjarrfikës dhe ka akuzuar Kurtin se, sipas tij, i ka bullizuar dhe përqeshur zjarrfikësit.
“Mos ma thuani… … Mashtruesit, i dule fytyra!!! 🥶”, ka shkruar ai.
Në reagimin e tij, qytetari ka thënë se është ndier i bullizuar nga Kurti, sidomos ditët e fundit dhe gjatë mandatit të tij.
“PS. Un si Zjarrfikës i Republikes se Kosoves, jam ndi teper i bullizuar, nga ana e juaj, ne veqanti ne keto ditë te fundit dhe gjatë gjithë mandatit tuaj, Mashtrues. Na kë përqesh ne menyr absurde me thenjen, ( President nga Shoqata e Zjarrfiksave ) andaj me ketë foto te pershendes! Na ke lenë ne meshiren e Zotit, as uniforma, as mjete, asgjë nuk ke berë per në) 😡”, ka shkruar ai.