E premte, 6 Dhjetor, 2024

“Disa persona në Skenderaj po përfitojne pajisje për traktor, pa pasur traktor”

Asmablistet e opozitës në seancen e sotshmë kanë drejtuar një mori akuzash në drejtim të egzekutivit të Skenderajt për raportin e punës se tij për vitin e kaluar, shkruan portali rajoni.org.

Për opozitën ky raport është i mangët me qëllim qe të fsheh disa gjëra ndersa kryetari Nura është arsyetuar së komuna më këtë ka dashtë që të tregohet ekonomik.

Ndërsa asamblistja e VV-së gjatë seancës së sotme duke kundërshtuar raportin e komunës ku thuhet së në shkollat e Skenderaj situata është e mirë ka pyetur drejtuesit e arsimit se a nënkupton që edhe nëse në shkolla përdoren lëndër narkotike siç po ndodh tani.

Kurse për subvencionët në bujqësi me të cilat lavderohohet komuna, Haliti i ka cekur raste që njërzit pasi po përfitojnë po i shesin ato pajisje bujqësore dhe çka është me e keqja po marrinë makina për traktor ata që nuk kanë fare traktor.

Naser Bjarkatari nga IDEALI ka theksuar se qeverisja e Nurës është një ‘huq’ i madh për qytetarët e kësaj komunë sepse nuk ka punuar vetëm ka premtuar.

“Ke cekur kanalizimin Klinë-Kuqicë, as qe ke prekur atë punë ndërsa indikativë është mos transparenca e shifrave në këte raport për dreka e darka”, ka thënë Bajraktari.

Ndërsa të gjitha këto akzua të opozitës janë mohuar nga drejtorët.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer