Monday, May 11, 2026

Notari nga Skenderaj Bledion Meha ngrit lart Kosovën, rrëmben katër medalje në Dubrovnik

Notari nga Prekazi i Skenderajt, Bledion Meha ka përfaqësuar Kosovën në garën ndërkombëtare të notit “Golden Orlando 2026”, që u mbajt në Dubrovnik, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm me plot katër medalje të fituara, duke korrur kështu 555 pikë.

Bledioni konsiderohet ndër notarët e parë nga Skenderaj që po e përfaqëson Kosovën në gara ndërkombëtare të notit, duke e ngritur lart emrin e vendit dhe sportit.

Sipas Kn Dielli, Meha arriti vendin e dytë në 100m Delfin, vendin e tretë në 200m Delfin , po ashtu vendin e tretë në kategorinë 50m Delfin, ndërsa në kategorinë 200m Mix, i riu po ashtu zuri vendin e tretë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer