E enjte, 28 Mars, 2024

“Nuk është shija ime”: Qysh u bë horë dhe u tall analistja mbrëmë me padijen monumentale?

Mbrëmë, në emisionin televiziv Pressing u zhvillua një debat mbi gjykimin në Hagë. Por, i gjithë protagonizmi ‘u vodh’ nga Shqipëria që ‘donte t’i bënte të gjithë shqiptarët bashkë’: Alisa Braho. Ajo u tall nga analistët tjerë me padijen e saj. Por, çka tha?

Duket se znj. Braho nuk kishte njohuri të mjaftueshme me kontekstin historik e politik të Kosovës. Dhe kjo, acaroi fillimisht analistin Parim Olluri e më pas edhe analistët e tjerë të pranishëm në emisionin e mbrëmshëm.

Përqeshja nisi me një vërejtje të bërë nga analisti, që pas një ndërhyrjeje i tha këto fjalë:

“Ma mirë është me dëgju, se nuk e njeh si temë e nderume… Fakti që nuk e jep si temë, nuk ta jep të drejtën me ndërhy. Po ti ndërhyj po nuk e ke idenë as çka është tu ndodhë në Kosovë…” – i thotë ai.

Kjo nxiti reagime të ndryshme, madje edhe nga analistja Zana Avdiu, që u përpoq fillimisht ta mbronte por asaj i reagoi Mirena.

“Kur e sheh që nuk po din, ki të drejtë me i thanë,” – tha ai.

Çka nuk dinte Braho?

Si duket, znj. Alisa Braho nuk i kuptonte mirëfilli ndasitë politike në Kosovë që nuk kanë kursyer as akuza që kishin të bënin me luftën.

Padijen e saj ajo e demonstroi edhe kur tha se deklarata e ministres së jashtme Gërvalla kur e quante “kriminel” Kadri Veselin mund të ketë qenë për arsye politike.

“Se tha p.sh. Donika (Gërvalla) tha e ka quajtur kriminel. Edhe nëse e ka bërë një gjë të tillë jam e sigurt se do ketë qenë një deklaratë që e ka bërë për aktivitetin e tyre politik pas lufte…”

Në fakt, siç është përsëritur me qindra herë në debatin publik, Gërvalla e ka quajtur kriminel duke premtuar edhe se do të dorëzonte dëshmi në Gjykatën Speciale kundër tij. Pra, edhe për krime të luftës. Përveç Veselit, ajo ka akuzuar edhe Hashim Thaçin e Rexhep Selimin si të lidhur me botën e krimit edhe para se të bëhej pjesë e politikës aktive në Kosovë.

Mungesën e njohurive ajo e dëshmoi me qasjen e shprehur vazhdimisht: duhej të bashkoheshim. Se çka nënkuptonte kjo ishte e diskutueshme. A nënkuptonte të mos kishte diskutime fare mbi politikën ditore dhe raportin e saj me zhvillimet në Gjykatën Speciale? Pa dyshim një diskurs i rrezikshëm.

“Të gjithë jemi shqiptarë,” – ishte epigrafi i asaj që donte të thoshte Braho, ndërkohë që edhe e tha në mënyrë eksplicite se ishte “kombëtariste”.

“Unë të kisha këshillu me mësu diçka se çka po ndodh në Kosovë…” – i tha Olluri asaj në një moment, derisa edhe e pyeti në një tjetër për emrat e disa figurave.

Duket se Braho nuk kishte diçka tjetër për të thënë përveç që në Kosovë duhej të pushonin ndasitë. Të ishim bashkë. E të tjera.

Në një moment, Valon Syla shpërthen ndaj Leonard Kërqukit: “Veç dije që qishtu nuk e lo me folë ton natën e mos me thanë kurrgjo. Qita dije…”

Por, nga përpjekja për të thënë diçka tjetër përveç që ishin shqiptarë, znj. Braho thotë edhe fjalinë si vijon që çon në të tjera qeshje.

“E di që mund të duket e fortë kjo që do them. Por, në përgjithësi Perëndimi nuk është treguar dashamirës me shqiptarët… përjashto, përjashto ndërhyrjes së NATO-s.”

Asaj iu kujtua se Perëndimi e kishte ndihmuar Kosovën në shpalljen e Pavarësisë, arritjen e shumicës së njohjeve e në procesin e shtetndërtimit.

Më pas, ajo bëri edhe një sharje ndaj Valon Sylës duke e quajtur “të sëmurë patologjikisht” por duke pretenduar më pas se në Shqipëri kjo nuk ishte fyerje.

Megjithatë, fillimi kuptimëson fundin. Del se gjithçka ishte çështje e shijes.

“Ndoshta në shijet e mia ishte e pavend ajo që kryeministri (Kurti) tha se nuk e dinte, nuk kishte njohuri për diçka (marshin) që po ndodhte brenda territorit të tij, brenda Republikës së tij…”

Ndoshta nuk është gjithçka çështje shijesh? Ndoshta, është mirë të mësojmë diçka para se të flasim për atë gjë?

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer