E mërkurë, 17 Prill, 2024

Nuk po arrin të gjejë formën tek Aston Villa, Zaniolo pranë rikthimit në Serie A

Konsiderohej si një ndër talentet më të madh të futbollit italian, mirëpo, që prej largimit të tij nga Roma, gjithçka ka marrë të tatëpjetën. Nicolo Zaniolo u përpiq të “shpëtonte” karrierën e tij, me transferimin te “Luanët” turq, të Galatasaray, megjithatë këta të fundit vendosën ta huazonin tek Aston Villa, me shpresën për të fituar disa miliona të mirë, mirëpo duket se kjo nuk do të ndodhë.

“Fantazisti” 24-vjeçar i repartit ofensiv, nuk po gjen hapësirën e duhur, te “gjigantët” anglezë, megjithatë edhe kur tekniku Unai Emery i ofron minuta, sërish Zaniolo nuk arrin të bind, teksa ende nuk po arrin të kthehet në protagonist në Premier League dhe me pak sfida në dispozicion duket se edhe ky sezzon u çua dëm.

Nga kjo formë negative, gjë e cila pritet të ndikojë edhe te çmimi i lojtarit kërkojnë të përfitojnë skuadrat e Serie A, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, skuadrat e Fiorentina, Juventus e Milan janë vënë pas ish-“yllit” të “Verdhekuqve”, me këta të fundit, që e shitën te Galatasaray, për shifrën e 16.5 milionë eurove.

Rikthimi në Serie A pëlqehet shumë edhe nga vetë lojtari, i cili deri më tani nuk po gjen formën e duhur, e cila mund të sigurojë një biletë në grumbullimin e Kombëtares, me 24-vjeçarin, që ka shënuar vetëm 2 gola, në 27 përballjet e zhvilluara këtë sezon dhe rikthimi në Serie A, mund ta vendosë sërish sulmuesin, mes “të preferuarve” të teknikut, Luciano Spalletti

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer